U lidh vetë me litar dhe inskenoi grabitjen e tij, policia arreston shqiptarin

66

Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është arrestuar në Kosovë për shkak se akuzohet se ka inskenuar grabitjen e tij nga persona të armatosur.

Lajmi është bërë i ditur nga policia e Kosovës, ku thuhet se rreth orës 08:47, Stacioni Policor në Deçan, është telefonuar se në rrugën Deçan – Gjakovë, një person është i lidhur me litar pranë një automjeti.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe personi në fjalë është dërguar në spital. Sipas të arrestuari ai po udhëtonte me makinën e tij në drejtim të Deçanit ku është ndaluar nga tre persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët sipas tij, i kishin grabitur rreth 3,000 euro.

Hetuesit kanë zbuluar se grabitja në fjalë nuk kishte ndodhur dhe gjithçka ishte inskenim i personit tashmë të arrestuar.