U lidh me litar dhe inskenoi grabitjen e 3 mijë eurove, arrestohet shqiptari që mashtroi policinë

60

Një person është arrestuar nga policia e Kosovës pasi akuzohet se ka inskenuar grabitjen e tij nga persona të armatosur. Lajmi është bërë me dije nga policia ku thuhet se kanë marrë një telefonatë ku janë informuar se një person gjendet i lidhur me litar pranë një automjeti.

Menjëherë pas kësaj policia ka mbërritur në vendngjarje dhe kanë konstatuar  qytetarin i cili u ka thënë se tre persona të maskuar i kanë grabitur atij 3 mijë euro.

“I njëjti është dërguar ne QKMF-Deçan për trajtim mjekësor, viktima ka deklaruar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij ne drejtim të Deçanit, është ndaluar nga tre (3) persona të maskuar dhe të armatosur të cilët sipas viktimës i kishin grabitur para të gatshme në vlerë rreth tremijë (3000) euro”, thuhet në komunikatën e policisë.