Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat, tek Rrethrrotullimi i Bomirës. Mësohet se një tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemët anësore.
Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.