Ngriti një “perandori” nafte në Shqipëri, kush është Rezart Taçi, borxhet dhe arrestimi në Zvicër

70

Biznesmeni Rezart Taçi është shpallur në kërkim nga policia për një skemë mashtrimi dhe pastrim parash në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Me hapjen e pikave të “Taçi Oil”, pronari Rezart Taçi, që në mediat e huaja etiketohet si “manjati i naftës në Shqipëri”, ngjiti shkallët e suksesit, duke ndërtuar depozitat në Shëngjin dhe vende të tjera. Gjatë kohës kur Berisha ishte kryeministër ai bleu ARMO-n, gjigantin e përpunimit të naftës në Shqipëri.

Ai u kthye në një nga biznesmenët kryesorë për karburantet. Kjo bëri që tregtarët e tjerë të viheshin kundër tij duke e çuar çështjen e naftës D2 në Gjykatën Kushtetuese, pasi qeveria i kishte dhënë të drejtën për ta tregtuar edhe për një vit, përtej afatit në 2009-n.

Taçi bleu pasi disa kohësh dhe një ndër televizionet më të rëndësishme të diasporës, “TV Alsat”. Ai mori goditjen finale në vitin 2013 kur tatimet i bllokuan rafinerinë e hidrokarubureve ARMO. Kompania e tij u gjobit me shuma që kapnin shifrën e 100 mln eurove.

Në vitin 2016 Taçi u arrestua në Zvicër  me urdhër të Prokurorisë Publike të kantonit të Gjenevës në Zvicër, për akuzën e “mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve”.

Ky hetim, kishte nisur pas kallëzimit të dy kompanive, një e regjistruar në shtetin Panamez me emrin “Wallis Trading INC” dhe ajo Holandeze me emrin “Trafigura Beheer Bv”. Të cilët me kompaninëe Rezart Taçit kishin një marrëveshje tregtare të nënshkruar që në vitin 2009.