Projektbuxheti 2022/ Rama: 7.1 miliardë lekë mbështetje për fermerin dhe zhvillimin rural

78

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ditën e sotme se qeveria shqiptare ka projektuar në buxhetin e viti të ardhshëm 7.1 miliardë lekë si mbështetje për fermerët.

Përmes një postimi në facebook kryeministri thekson se kjo mbështetje është 41% më e lartë krahasuar me atë të vitit 2021.

Sipas tij një pjesë e këtij fondi do të përdoret dhe për investime në zhvillimin rural në Shqipëri.

“Mbështetje për fermerët +42% krahasuar me vitin 2021. 7.1 miliardë lekë mbështetje për fermerin dhe investime në zhvillimin rural”, shkruan Rama.