Sabiani i frustruar nga nominimi: Rruga është e gjatë, do ta shikoni

58

Mbrëmja e djeshme nisi zyrtarisht lojën në dyshe për banorët e ‘’Big Brother Vip’’.

Nominimet e çdo banori për herë të parë do të influenconin automatikisht edhe të partnerët respektiv.

Vota të shumta grumbulloi Ilir Shaqiri duke dërguar në nominim edhe mikun e tij Sabianin.

Ky i fundit duket se nuk e ka pritur mirë këtë rezultat, teksa është shprehur i ofenduar për zgjedhjen e banorëve.

‘’Zoti është i madh dhe rruga është e gjatë, do ta shikoni të gjithë. Unë nuk do t’ju kisha nominuar. Ju falenderoj gjithësesi por mos prisni që t’ju puth dhe t’ju përqafoj kur e di që më keni nominuar’’,- tha Sabiani.

Shumica e banorëve, gjithashtu edhe Iliri u përpoqën t’i sqaronin Sabianit se votat e nominimeve i ka grumbulluar prej Ilirit dhe se nuk kanë qenë drejtëpërdrejtë për të.