Media greke: Kujdes telefonatat nga Shqipëria dhe Ukraina

86

Gjithnjë e më shumë qytetarë grekë po marrin telefonata nga jashtë, ku ftohen të investojnë në programe financiare të supozuara fitimprurëse.

Ekspertët synojnë të nxjerrin informacione personale dhe qasje në llogaritë bankare.

Ata që bien në kurth shohin paratë e tyre duke ‘fluturuar’ shkruan media greke Prothema duke vijuar:

Pra, nëse merrni një telefonatë nga jashtë, konkretisht nga Londra, duhet të dini se personi që ju ka telefonuar nuk është miku juaj, por dëshiron të vjedhë para nga llogaria juaj.

Muajt ​​e fundit, telefonatat me prefiksin 0040 janë bërë gjithnjë e më të zakonshme si në telefonat celularë ashtu edhe në ato fikse.

Këto janë thirrje të cilave, duke iu përgjigjur, në anën tjetër të linjës me një greqishte të rrjedhshme, mundohet të joshë viktimat e mundshme të investojnë në kompani që garantojnë shumë fitime, vetëm se këto janë kompani fantazmë.

Qarku i mashtrimit është vlerësuar të jetë në Shqipëri, si dhe në Ukrainë shkruan në fund Prothema.gr.

Kujtojmë që dhe në mediat shqiptare është folur gjatë për mashtrimet që arrijnë në qindra mijëra euro nga Call Center në vendin tonë.