Maliq, zjarri përfshinë 10 hektarë kullota në Malin e Thatë, në rrezik Parku Kombëtar i Prespës

56

Një zjarr i madh ka përfshirë dhjetë hektarë kullota në Malin e Thatë në Maliq dhe përhapja me shpejtësi e flakëve ka bërë që të vihet alarmi për rrezikun që i kanoset Parkut Kombëtar të Prespës.

Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe me bimësi të ulët që kryesisht përdoret për kullotë.

Ndërkohë zjarri ka rënë mbrëmjen e së premtes, ndërsa në terren kanë zbritur forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Më shumë se 20 forca zjarrfikëse dhe pyjore të bashkisë Maliq janë angazhuar në këtë zonë. Gjithashtu për tu ardhur në ndihmë u janë bashkuar edhe zjarrfikëse të Pustecit.

Bëhet me dije se flakët kanë përfshirë dhjetë hektarë tokë.