Nuk vdiq nga Covid/ I riu u gjet i pajetë në rrugë, ja versioni i policisë për ngjarjen

175

Një i ri u gjet pa shenja jete ditën e sotme në rrugë, në fshatin Karinë të Peqinit.

Viktima u raportua se është 21 vjeçari Renato Nebiu, banues në këtë fshat.

Në fillim u tha se viktima kishte humbur jetën për shkak të Covid apo se ishte vetëhelmuar.

Por policia në informacionin e saj paraprak, ka informuar se 21 vjeçari ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia.

Nebiu mësohet se punonte si usta, por ende është e paqartë rrethanat në të cilën ai është gjendur në rrugë.

21 vjeçari u transportua më Spitalin e Durrësit, ku edhe u deklaruar zyrtarisht i pajetë.