“Është një femër shumë dinake. I besova!”/ Arjoni: Ana kishte frikë se e puthja në buzë në studio

199

Një javë pas publikimit të fotos që bëri shumë bujë, ku shihet Ana duke fjetur në të njëjtin krevat me Arjonin, ky i fundit ka pranuar të jetë pjesë e programit për të dhënë sqarime ashtu si edhe Ana ka bërë nëpërmjet lidhjeve live në puntatat e kaluara të “Përputhen”.

Nëpërmjet një lidhje direkte, Arjoni është shprehur se ndihet i trazuar nga e gjithë sa ndodhi dhe ka deklaruar gjëra të cilat Ana i ka mohuar më herët.

Arjoni ka treguar se Ana nuk është njësoj si brenda në studio dhe jashtë saj. Ai rikujton një moment ku të dy nisën të kërcenin në studio dhe në pak momente e ndaluan. Arjoni thotë se arsyeja është se Ana kishte frikë se ai e puthte e kështu do të merrte fund gjithçka.

-Ku të mbeti qejfi në të gjithë histori?

Arjoni: Sjellja e saj jashtë dhe sjellja e saj në studio, vetëm po u pa me sy besohet. Komplet e pabesueshme, kam pasur shumë vështirësi ta kuptoja si ishte. Do të cek një moment kur kemi kërcyer në studio dhe u justifikuam sikur Ana nuk ndihej mirë, dhe nëse e shikoni mirë e pyes pse e vure buzëkuqin e kuq dhe fakti që ndaloj kërcimin ishte fakti se ajo mendoi se unë do e puthja në studio. Asaj i intereson karrigia, të vazhdoj emisionin deri në fund.

-Pse nuk donte këtë çiftin me ty?

Arjoni: Sepse donte të vazhdonte emisionin. Unë i kam thënë ta lemë, i kam thënë shumë herë. Ajo nuk ka dhënë premtim por përmendte fjalë si psh: Dalim çift nga aty, gjona shumë të bukura, kur një njeri i dëgjon janë shumë interesante. I kam thënë që nuk e di sa të vërteta i thua po janë fjalë shumë të rënda dhe dua ti besoj, por në fund e kam kuptuar që nuk ishin asgjë.

-Pse e publikove tani foton?

Nuk dua të ndërhyj në çifte të tjera, doja të nënvizoja të vërtetë, dhe të dali ai person dhe të mos vazhdoj me atë qëllimin e vet. Ajo është një femër shumë dinake. I besova!/korrieri.al