Në kërkim në Bosnjë Hercegovinë, 26-vjeçarit i bllokohet makina në Durrës

56

Një 26-vjeçari i është bllokuar makina në Durrës. Sipas policisë makina rezulton në kërkim në Bosnje Hercegovinë.

Për të zbardhur më shumë detaje se si ka rënë makina në duart e të riut policia ka nisur hetim ndaj tij.

“Konkretisht është proceduar -A. Z., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi nga D. SH.T. Rrugor, Durrës është bllokuar automjeti tip “Benz”, pasi gjatë kontrollit në ASF2 Interpol, ky automjet rezulton i shpallur në kërkim në Bosnje Hercegovinë”, thotë policia.