“Kosova shtet sovran, duhet të njihet nga Serbia”/ Rama për “Ballkanin e Hapur”: Proces i vështirë, rajoni nuk ka ende paqe përfundimtare

104

Kryeministri Edi Rama pranon se procesi nisma Ballkani i Hapur është një proces shumë i vështirë, pasi sipas tij, nuk ka ende paqe përfundimtare në rajon.

Kreu i qeverisë në një intervistë për televizionin francez, France24, thotë se në rajon është ende konflikti i hapur me Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, duhet që Serbia ta njohë Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Rama thotë se të gjitha vendet e rajonit janë të ftuara t’i bashkohen kësaj nisme rajonale.

“Së pari, në nismën ‘Ballkani i Hapur’ dera është e hapur për të gjithë vendet e Ballkanit pa parakushte, por ideja është të mos mbetemi viktimë e vetos së dikujt , një apo një tjetri. Ne duam të bëjmë diçka të rëndësishëm për rajonin dhe njerëzit e rajonit. Është një proces i vështirë, nuk është i lehtë sepse në të njëjtën kohë është një proces paqeje. Ne ende nuk kemi paqe përfundimtare në Ballkan sepse ka ende probleme për tu zgjidhur dhe veçanërisht problem me sSerbisë dhe Kosovës që është një shtet I pavarur dhe sovran që duhet të njihet nga Serbia. Porn ë të njëjtën kohë ka mësime për t’u nxjerrë nga historia. LE të citojmë, meqë po flasim frëngjisht, Francën, që na jep një shembull të jashtëzakonshëm. Ajo që bëri Franca me Gjermaninë, pas Luftës së Dytë Botërore, është rruga.”, tha Rama.