Mbërrijnë 74,880 doza të Pfizer, Manastirliu: Të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit

96

Ministrja e Shëndetësisë,  Ogerta Manastirliu njoftoi se në vendin tonë kanë mbërritur edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook” Manastirliu thotë se do të vijojë deri në fund plani kombëtar i vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.

“Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,646,720 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”,shkruan Manastirliu.