Dafina Zeqiri reagon e revoltuar nga video-lojërat serbe me krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës

263

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka reaguar e revoltuar në Instagram, pas lajmit që ka bërë bujë në media, pasi video-lojrat e krijuara me krime lufte në Serbi, janë kundër shqiptarëve të Kosovës.

Në këto video-lojra, lojtari (serb) duhet të vrasë shqiptarët e Kosovës për të fituar, ndërsa njëra prej lojrave paraqet edhe vrasjen e Adem Jasharit.

Dafina shkruan në InstaStory se këto lojëra janë nxitje urrejtje mes popujve dhe s’duhet pranuar kurrësesi.

“Krimet e luftës janë një lojë tashmë. Në Serbi, ka grupe që luajnë lojra online me ngjarje të jetës reale, ku protagonistët kryejnë krime kundër shqiptarëve të kosovës për të fituar lojën. Të nxisësh kaq shumë dhunë dhe aspak sensibilizim në një histori të afërt dhe të dhimbshme, është diçka e sëmurë! Mos u kalofshin pa u dënuar veprat e liga!”.Image