Presidenti Ilir Meta thotë se është njohur me kërkesat e fermerëve të Myzeqesë që kanë disa ditë që protestojnë për përmirësimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë.
Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i shtetit thekson rëndësinë e “vendosjes sa më parë të dialogut, për vlerësimin nga ana e Qeverisë të propozimeve, që ata kanë bërë”.
Postimi i Metës:
Me shumë vëmendje po përcjell protestat e fermerëve të Myzeqesë dhe trevave përreth.
I njohur me kërkesat e tyre për përmirësimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë, theksoj rëndësinë e vendosjes sa më parë të dialogut, për vlerësimin nga ana e Qeverisë të propozimeve, që ata kanë bërë.
Mbështetja e sektorit të bujqësisë, jetik për ekonominë e vendit, si dhe dëgjimi i zërit të fermerëve është i domosdoshëm.