Dyshohet se plagosi ish-partnerin, shqiptarja do të dalë sot para hetuesve

49

Klodiana Çela, 49-vjeçarja e cila qëlloi me armë babain e vajzës së saj në Greqi do të dalë sot para hetuesve.

49-vjeçarja do të njihet me akuzat, si vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje, kërcënim në familje dhe tentativë për rrëmbim të mituri nën 14 vjeç.

Të premten e kaluar, duke hyrë në zyrën e hetuesisë, ajo tha për babain e fëmijës të saj, të cilin e qëlloi duke e lënë të plagosur se i kishte rrëmbyer vajzën.

“Më rrëmbeu vajzën për pesë vjet dhe e dhunoi dhe prokurori për të mitur nuk bëri asgjë. Në datën 10 kam qenë te ministri i Drejtësisë dhe kam bërë kallëzim,” është shprehur ajo.

Në fakt, kur u largua nga gjykatat, ajo u tha gazetarëve gjithashtu: “Nuk doja që t’i ndodhte askujt ndonjë e keqe… por e shpëtova fëmijën tim me jetën time. Unë nuk e kisha parë fëmijën tim për pesë vjet … Rrëmbyesi dhe përdhunuesi i saj, ai i dha drogë dhe tha se kishte epilepsi. E përdhunoi, bënë gjithçka për pasurinë time, bashkë me mjekë të tjerë. Mjekë të famshëm që dalin nëpër kanale dhe flasin për mbrojtjen e qytetarëve. Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën… Unë dua fëmijën tim, asgjë tjetër”.

E akuzuara dyshohet se kanë qëlluar 68-vjeçarin para syve të vajzës së tyre. Okulisti është shtruar që nga e enjtja e kaluar në Repartin e Mjekimit Intensiv të spitalit “G. Gennimatas” me gjendjen e tij shëndetësore kritike por stabile.