Facebook dhe kuptimi i vërtetë i Meta!

88

Në vazhdën e riemërtimit të fundit të Facebook-ut, kemi dëgjuar shumë për fjalën meta. I çliruar nga roli i tij i zakonshëm në anglisht si parashtesë në fjalë si “metaforë”, “metastazë” dhe “metamorfozë”, ai tani qëndron i vetëm si një emër i përveçëm, emri i ri i mediave sociale “metaverse”.

Metaverset e Meta-s me sa duket do të përfshijnë teknologji të shtuara, virtuale dhe të përziera të realitetit, për të realizuar një përvojë gjithëpërfshirëse në internet, një “internet të trupëzuar”, ku përdoruesit nuk janë thjesht duke lëvizur, postuar dhe komentuar, por ata do mun të ndërveprojnë në një botë plotësisht reale. Termi metaverse u krijua nga Neil Stephenson në romanin e tij të vitit 1992 “Përplasja e borës”, një epikë spekulative, veprimi i të cilit zhvillohet në dy botë paralele “Realiteti” primar, fizik dhe “Metaverse” në internet, që ekziston përkrah tij. Realiteti dominohet nga mega-korporatat keqdashëse që kanë privatizuar çdo sektor të jetës njerëzore, dhe Metaverse është e mbushur me rrezik, intriga dhe korrupsion.

Por ky aspekt cilësor i “transhendencës”, atmosfera konotative që e bën Metën një zgjedhje kaq të rëndë të emrit të markës, nuk i është bashkangjitur gjithmonë fjalës dhe në fakt mund të jetë zhytur në të vetëm për shkak të një aksidenti historik.

Ka qenë triumfi i ekskluziviteteve argëtuese që kanë vënë re se, meta-referenca dhe meta-narrativa mund të modifikohen. Sepse Meta nuk është e vetmja kompani që zgjerohet në metaverse, e njëjta gjë është ka ndodhur edhe për kompani si Disney, e cila zotëron universe si Star Wars, Marvel dhe të tjera, në të cilat ata padyshim që do të ftojnë audiencën e tyre jo vetëm si spektatorë, por edhe si pjesëmarrës.

Meta e sjell përvojën tonë virtuale në lehtësim që shkon edhe më tej. Sepse duket se është natyra e përvojës njerëzore të jetë në mes të gjërave, në pikën kryesore midis unit tonë fizik dhe mundësive për të shkuar përtej saj./BBC/M.T/dritare.net