“O pleh, o kone”/ Salianji dhe Braçe i vërsulen njëri tjetrit për t’u rrahur, ndërhyn garda! (foto)

67

Një sherr i fortë ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë seancës plenare. Deputetët Ervin Salianji dhe Erion Braçe janë konfliktuar ashpër, pas fjalëve të Salianjit në foltoren e parlamentit.

Ndërkohë që Salianji po fliste për Rezart Taçin dhe përgjimet e italianëve, Braçe u ngrit në këmbë dhe nisën të lëshonin fyerje ndaj njëri tjetrit. Më pas, Salianji la foltoren dhe u nis drejt Braçes. Në këtë moment, ka ndërhyrë Garda për t’i ndaluar. Seanca plenare u ndërpre.

Ervin Salianji: Ky që ngrihet (i referehohet Braçes) dhe bëhet i shqetësuar, në përgjimet e prokurorisë italiane, ku flitet për Rezart Tacin, për ty e kam! A je ti zëvendës kryeministri, që në përgjimet del…

Erion Braçe: O ti pleh, o pleh! (ngrihet në këmbë)

 

Ervin Salianji: O kone, o kone! Mos ma bëj mua ashtu ti, o kone! (niset nga foltorja)

Lindita NikollaL: Kujdes etikën!

*Ndërhyn garda*

FOTO:

"O pleh, o kone"/ Salianji dhe Braçe i vërsulen njëri

"O pleh, o kone"/ Salianji dhe Braçe i vërsulen njëri