“The Economist”: Vaksina në Shqipëri vjen në 2022/ Çfarë thotë Mira Rakacolli

179

Një harta e The Economist tregon se vaksina do vijë në vendin tonë në prill 2022.

Por Mira Rakacolli, kreu i komitetit teknik të ekspertëve tha në “Open” se vaksina do të vijë në Shqipëri në fillim të viti 2021.

“Kjo hartë është bërë mbi bazë parashikimesh. Nuk e di kush ka qenë burimi informacioneve që përcaktojnë këtë hark kohor. Por qeveria ka lëvizur që vaksina të jetë në muajt e parë të viti 2021.

Ne kemi punuar në disa drejtime, i pari me Covax. Varet se cila vaksinë do jetë e para, covax ka në portofolin e saj shumë vaksina. Këtu për shembull është e Astra zenecas, por është në tratativa dhe me Modernan”, tha ajo.