Tragjedi në Greqi/ Nëna e sëmurë jeton prej disa ditësh me vajzën e vdekur në shtëpi. Telefonata që vuri në lëvizje policinë

68

Një tragjedi familjare ka dalë në dritë nga ndërhyrja e policisë greke mbrëmjen e kësaj të diele në Mecovo. Një 61-vjeçare u gjet e pajetë pranë nënës së saj të moshuar, e cila prej tre ditësh nuk kishte njoftuar askënd  për humbjen e vajzës së saj.

Policia ka mbërritur në shtëpi, pas komunikimit telefonik të djalit të familjes me fqinjët, i cili duke qenë se ndodhet jashtë vendit nuk kishte mundur dot të komunikonte  me familjarët e tij.

Autopsia pritet të zbardhë vdekjen e 61-vjeçares, ndërkohë që nëna e saj 92-vjeçare, e cila po përballet me një problem shëndetësor, është transportuar në spital me autoambulancë.