Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama ndërsa e ka akuzuar këtë të fundit për fjalor të pisët.
Ndërsa ka vendosur tri herë një regjistrim audio të një qytetari me Ramën, ku ky i fundit e shan të riun, Basha thotë se kjo është fytyra e vërtetë e Ramës.
“Kjo është mundësia që iu jepet sharlatanëve që të luajnë me kujtesën e sharlatanëve me një llum lajmesh, mashtrimesh që është dhjetëfish më shumë se më parë. 100 fish më shumë se para.
Kjo i jep mundësi sharlatanëve që të dalin dhe të hiqen si engjëj, po në fakt kanë qenë autorët e fjalorit më banal që mund të banal në këtë sallë.
Para fushatave elektorale, në emisionet televizive apo në komunikim te drejtpërdrejtë me qytetarët. Se kam fjalën për kërcënime nga ato që parafolësi i ka pasur piletën e tij me hyrjen në politikë. Ai ka hyrë krah për krah me kriminelë në politikë, disa janë dhe nëndhe.
Ai u bë kryetar i Tiranës, ku kërciste dhe antitanku në mes të qytetit. (Basha hap një video ku Rama komunikon në telefon me një qytetar).
Ky në këto moment ishte kryeministri i vendit. E di ça është me e turpshmja?! Mjafton që të shkruash Edi Rama, fjalor banal dhe do të harxhosh gjithë natën duke e dëgjuar.”, tha Basha.