Kush janë burrat dhe gratë më S€ksi në PD dhe PS? Grida Duma rrëfen emrat: Ja kush ka më shumë sharm!

105

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ishte ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Duma, ndërsa ka komentuar titujt e disa lajmeve të ndodhura gjatë kësaj jave, është pyetur për “gratë dhe burrat më seksi në politikë”.

Për burrat Duma, nuk ka dhënë emra, ndërsa për gratë ka folur me emra.

Sipas Dumës, gratë më seksi dhe kinge në Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, ka përmendur Arta Daden, Mimi Kodhelin si dhe Jozefina Topallin dhe Jonida Tabakun.

Arta Dade është grua e bukur. Mimi Kodheli është shumë e mbajtur, grua që do ti shkonte emri kinge. Nga ana tjetër kemi Jozefina Topallin e cila ka sharm politik, ashtu edhe Jorida Tabaku”,  është shprehur Duma.

Ndër të tjera, Duma ka folur edhe për përditshmërinë e saj, nëse gatuan apo si vishet kur është në shtëpi.

“Kur jam në shtëpi dua të ndryshoj komplet pamje, me pizhame të ngrohta, papuçe të ngrohta. Unë nuk gatuaj që të them se di të bëj këtë e këtë, nuk kam as durim. Që të bëj një tavë me tetë përbërës, nuk kam nerva. Por gjërat i dua të shëndetshme, gatuaj shpejt  por të shëndetshme. Më pëlqen të bëj pulë, jo në furrë se nuk kam kohë”, është shprehur më tej Duma.