E RËNDË/ Vogëlushi shqiptar i hap derën babait të arratisur nga spitali covid, por ai e vret me thikë

306

I hapi derën babait të tij, por ai e qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur.

Detaje tronditëse janë zbuluar nga një krim i rëndë i ndodhur mbrëmë në Itali, ku një person i infektuar me koronavirus u arratis nga spitali dhe vrau djalin e tij të mitur.

Autori është Mirko Tonkov, i cili momentalisht ruhet nga karabinierët në spitalin Belcolle. 44-vjeçari polak kishte një urdhër ndalimi për t’ju afruar familjes së tij, ndërsa ndodhet në një spital në Romë për shkak të infektimit me koronavirus.

Ai u arratis nga spitali dhe shkoi në shtëpinë ku djali i tij 10-vjeçar Matias, jetonte me nënën e tij shqiptare, në Vetralle. Kur iku në banesë, 44-vjeçari gjeti vetëm djalin të cilin e vrau me një thikë në fyt.

Kur nëna e tij Mariola Rapaj u kthye në shtëpi, e gjeti atë të vdekur. Kjo ngjarje ka tronditur Italinë.

Sipas asaj që mësohet, burri kishte qenë shumë i dhunshëm si me djalin ashtu edhe me gruan e tij, Mariola Rapaj 35-vjeçare me origjinë shqiptare.