“Trashi zërin që të tregonte se është burrë”, Salianji i kthen përgjigje Kokalarit: Ku unë e ku ti, nuk të marr në konsideratë

141

Aktivistja Evi Kokalari disa ditë më parë komentoi përplasjen mes deputetit socialist, Erion Braçe dhe deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji në Kuvendin e Shqipërisë.

Ajo dënoi sjelljen e Salianjit duke mos e kuptuar shkakun e këtij reagimi nga ana e deputetit.

“Nuk e di pse Salianji trashi zërin apo donte të tregonte se ishte burrë dhe po bëntë opzoi itë apo e kishte nga stresi që ka kapur partinë demokratike ditët e fundit”, tha ajo.

Së fundmi në një intervistë për emisionin “FrontLine”, Salianji ka thënë se deklara të tilla nga persona si Kokalari nuk i merr fare në konsideratë.

“Njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë përveçse janë për shkak të lidhjeve familjare dhe me njerëz që kanë dështuar si në emigrim, sikur kanë qenë këtu dhe kur kanë ndryshuar mbiemër, nuk i marr fare në konsideratë. Ku unë ku ajo”, tha ai.