Aksident i rëndë te Vau i Dejës, humb jetën 62 vjeçari

37

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Vaun e Dejës.

Një automjet ka përplasur një motor ku si pasojë ka humbur jetën Shefik Zagani 62 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Vau i Dejës-Bushat, pranë fshatit Stajkë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:20, në fshatin Stajkë, Shkodër mjeti me drejtues shtetasin S. J., 28  vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, Bushat.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. Z.

Drejtuesi i automjetit shtetasi S.J, është shoqëruar  në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.