Mos prano të jesh nga ato femra që ambicien më të madhe në jetë e kanë gjetjen e një burri!

112

Kam preferuar ta nis këtë shkrim me njëfragment nga libri “Kthimi” i autorit shqiptar Albatros Rexhaj. Në tëshkruhet: “Mos u bë nga ato që e kanëtë domosdoshme që të jenë me dikë, veç sa për të pohuar para dynjasë se nuk je vetëm. Mos prano të jesh nga ato femra që ambicien më të madhe në jetëe kane gjetjen e një burri. Mos u tremb nga vetmia, asaj mund t’ia mësosh çdo skutë. Më mirë vetëm, qoftë dhe e trishtuar, por e lirë dhe jo rob i parehatisë, zar i atyre që dashurinë e njohin veç si një lojë fjalësh”.

Dëgjojmë shpesh femra, të cilat shqetësohen aq shumë për të gjetur dikë në jetë, saqë një dëshirë të tillë e shndërrojnë në objektiv. Bëjnë gjithçka për të rënë në sy të meshkujve. Kërkojnë vëmendje dhe duan tëkenëdikë përkrah për të ecur përpara në jetë. Viktimizohen përpara situatave tëvështira dhe i shohin ato të pamundura për t’ia dalë të vetme.

Të gjitha femrat janë të forta. Të gjithënjerëzit kanë forcë për të përballuar gjithçka. Zoti nuk i vendos askujt sfida që nuk mund t’i përballojë dot i vetëm. Nga ana tjetër, nuk mund të bëhesh asnjëherë shumë i varur nga një person tjetër. Është gjë e mirë të vendosësh objektiva e synime në jetë. Të gjitha na ndihmojnë të përmirësohemi, ama nuk mund t’i lidhësh asnjëherë synimet me persona. Shpesh përfundon i zhgënjyer.

E njëjta gjë ndodh edhe në këto raste. Fati është i shkruar dhe disa gjëra nuk duhet të nguten. Kanëmomentin e tyre se kur do të ndodhin. E ndërkohë që njëgjë e tillë duhet t’i lihet në dorë kohës e fatit, çdo femër duhet të vazhdojëpërpara në jetë. Të plotësojë kulturën e saj, të bëhet e pavarur dhe të tregojëse mund t’ia dalë mbanë e vetme. Ambicia më e madhe duhet të jetë e lidhur pikërisht me këto aspekte, jo me gjetjen e një burri e ndërkohë ta lësh veten pas dore. Nuk mund të jetë ambicia më e madhe gjetja e një burri e ndërkohë tëbëhesh e varur në çdo aspekt, sidomos ekonomikisht nga një mashkull.

Kohët kanë ndryshuar, nuk jemi më nëvitet kur njerëzit kishin mendësi të tilla. Sot shihet e formuar dhe interesante njëfemër e pavarur, jo një femër që në çdo hap që hedh, kërkon të ketë pranë njëmashkull për ta nxitur. Ndaj, mendryshimin e kohëve, duhet normalisht të ndryshojnë edhe ambiciet. Nuk mund tëmbetemi në vend…/Bota.al