“I thotë ambasadores, më ka vënë Berisha përgjues në zyrë”/ Berisha tregon çfarë i thotë Basha, Yuri Kimit!

98

Sali Berisha ka qenë në Foltoren e rradhës, ku ka bashkëbiseduar me gratë e Partisë Demokratike.

Berisha deklaroi gjatë takimit se ambasadorja Yuri Kim, nuk do të shkelë asnjëherë në zyrën e tij, pa u kërkuar falje demokratëve. Më tej, Berisha tha se Lulzim Basha, i ka thënë ambasadores, “hajde dalim nga zyra sepse më ka vendosur Berisha përgjues, duke sugjeruar se kreu i opozitës, ka patur paranoja dhe ka punuar kundër ish kryeministrit.

I thotë ambasadores të dalim nga zyra se ka regjistrues, më ka future Berisha regjistrues.

Por, ka një gjë unë nuk do e pranojë kurrë atë për mandate të tretë në opozitë. Do të gjeja mënyrën, të vija tek ju. Nuk do pranoja as të bëheshim në një ministri e Edi Ramës. 

SHBA nuk kanë qenë kurrë vend kolonial, janë vendi i lirisë! 

Nuk mund të pranohet që udhëheqës zyrtar të këtij shteti, t’i diktojë Shqipërisë se kush duhet të futet në parlament dhe kush jo. Këtë nuk e bëjnë ata, por mafia e George Soros. Prandaj unë vendos t’i përgjigjem flakë për flakë“, tha ndër të tjera Berisha.