Rama: Mbi 36 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes

49

Kryeministri Edi Rama bën me dije një postimi në rrjetet sociale se mbi 36 mijë fëmijë të lindur këtë vit në Shqipëri kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes.

Kreu i qeverisë thotë se mbi 108 mijë fëmijë kanë përfituar që nga viti 2019, ku familjet kanë përfituar 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë për fëmijën e tretë.

Postimi i plotë:

36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes

Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lek për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.

Me buxhetin2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur

#FëmijëtTëParët❤️