“Zoti u nxitua me ty! Do të të mbaj mend me ngjyra, siç ishte shpirti yt”, reagimet e artistëve për ndarjen nga jeta të Hueyda El Saied

71

Artistja Huyeda El Saied ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare, duke lënë pas një djalë të vogël dhe partnerin e saj.

Të shumta kanë qenë reagimet e miqve, artistëve dhe qytetarëve, për ndarjen tragjike nga jeta të një persinazhi kaq të dashur për publikun.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e El Saied, duke e shoqëruar me fjalët; “Lamtumirë shoqe e vogël!”.

Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka zbuluar bisedën e fundit me balerinën dhe shprehet se sot është një ditë e trishtë dhe nuk mund ta besojë këtë lajm.

“Uh çfarë dite e trishtë! Sapo e lexova lajmin. Ky është chat-i fundit.U prehsh në paqe e mira Huejda dhe pse s’dua t’a besoj!!”, shkruan Irma.

Ndërsa moderatorja Arbana Osmani shkruan: “Çfarë trishtimi”.

Edhe gazetari Ervin Kurti ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku ka publikuar një fotografi pranë artistes. Nuk ka munguar reagimi i stilistit Ardi Asllani, i cili shkruan: “Fjala këtu merr kuptim… Do të të mbaj mend me ngjyra përherë ashtu siç ishte shpirti yt!”

Ndërsa opinionisti Olti Curri shkruan: Hueyda e mirë, nuk e besoj dot që po shkruaj fjalë lamtumire për ty. Dhe radhët e fjalëve janë kaq të zbrazura për të treguar energjine, simpatine dhe dashamirësinë tënde. Zoti u nxitua me ty, ndaj atij i lutem të të mbajë pranë vetes dhe të ketë kujdes për ty. Të dua shumë dhe ti e ke ditur gjithmonë këtë gjë.”