Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen shprehu ngushëllimet për të afërmit e viktimave të aksidentit në Bullgari, ku humbën jetën të paktën 45 persona, me origjinë shqiptare.
“Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave të aksidentit tragjik të autobusit në Bullgari mbrëmë.
Uroj gjithashtu shërim të shpejtë për të plagosurit. Në këto kohë të tmerrshme, Evropa po shpreh solidaritetin e saj me ju”, shkroi ajo në “Twitter”.