E njeh diferencën midis ciklit menstrual dhe menstruacioneve ?

149

Ardhja e menarkës osemenstruacioneve të para është një moment i rëndësishëm në jetën e një vajze, sepse shënon kalimin nga fëmijëria në etapën adulte. Ardhja e menarkës së parë ndodh nga mosha 11 deri në moshën 16 vjeçare dhe shënon fillimin e periudhës pjellore për një grua.

Nga ky moment e tutje, për të gjithë periudhën e pjellorisë, trupi ynë do ndiejë ndryshimet e ciklit menstrual duke u përgatitur për një shtatzëni të mundshme. Nëse shtatzënia nuk ndodh, atëhere do të kemi humbje gjaku nga vagina, ose siç i quajmë, menstruacionet. Menstruacionet janë një proçes biologjik që shoqërojnë jetën e një gruaje deri sa fillon menopauza, ai moment kur nuk do të kemi më cikël dhe menstruacione.

Në të kaluarën ( në disa vende ende dhe sot) menstruacionet trajtoheshin si diçka nga e cila duhej pasur turp. Fatmirësisht në shumicën e vendeve të zhvilluara, gjërat kanë ndryshuar dhe çdo vajzë apo grua mund të përjetojë këtë proçes fiziologjik në qetësi të plotë dhe me më shumë kompetencë dhe shërbime.

Megjithatë sot nuk do flas për menstruacionet, por për fazat e ciklit menstrual ( koha nga një menstruacion te tjetri) dhe informacionet e detajuara që do na ndihmonin të përballonim më mirë këtë takim të përmuajshëm.

Përdorimi i fjalës “cikël” për të treguar ardhjen e menstruacioneve është i gabuar.Dua të ia nis me këtë. Siç e kam shënuar dhe në kllapa, fjala “cikël “ lidhet me gjithë proçesin, që fillon që në ditë e parë të menstruacioneve deri në ditën e fundit të menstruacioneve të muajit tjetër. Menstruacionet janë faza e fundit e ciklit menstrual: ciklit që është rregullatori i riprodhimit tonë.

Trupi i një gruaje, nga puberteti dhe deri në menopuzë, përgatitet për të përballuar shtatzëni të mundshme nëpërmjet ndryshimeve ciklike të sekrecioneve hormonale, të cilat e përgatisin mitrën për një shtatzëni të mundshme dhe që identifikohen me togfjalëshin “cikël menstrual”. Janë pikërisht këto sekrecione hormonale që prodhohen nga vezoret -estrogjen dhe progesteron- që vendosin disa modifikime në disa strukturën e brendshme të nevojshme për të siguruar shtatzëninë.

Cikli menstrual është një mekanizëm i përbërë nga faza të ndryshme, cikli menstrual ose cikli ovarik, që zakonisht zgjat 28 ditë, por është shumë normal dhe cikli që zgjat nga 24 deri në 32 ditë.

Në fjalë të thjeshta dhe të kuptueshme kjo është ajo që ndodh gjatë ciklit menstrual. Tani do shpjegoj në mënyrë të detajuar të gjitha fazat, të cilat janë të rëndësishme për të kuptuar si funksinon një kalendar menstrual, që është një mënyrë për të monitoruar ciklin tënd dhe për të identifikuar ditët më pjellore apo ato ku mund të arrish shtatzëninë më lehtësisht.

Dita e parë e menstruacioneve është dita e parë e ciklit menstrual. Menstruacionet zgjasin zakonisht deri në pesë ditë dhe janë ditët e ciklit në të cilat gruaja është më pak pjellore. Ulja e prodhimit të estrogjenit dhe progesteronit shkakton shkëputjen ose shpërbërjen e mukozës që vesh pjesën e brendshme të mitrës, pra endometrin. Kur kjo pjesë mukoze shkëputet ndodh gjakderdhja.

Faza folikulare ose proliferative ka gjatësi që shkon nga dita e gasjtë deri në ditën e katërmbëdhjetë. Është faza gjatë të cilës kemi një rindërtim të sipërfaqes së endometrir dhe qlizat epiteliale që veshin vaginën fillojnë e trashen për të krijuar një ambient të përshtatshëm për spermatozoidët. Gjatë pjesës së parë të kësaj faze kemi një përdorim të folikulave që falë hormonit FSH, fillojnë e rriten. Në pjesën e dytë të kësaj fazë vetëm një folikul që quhet dominant, seleksionohet. Do jetë pikërisht ky që nën ndikimin hormonal do maturohet deri sa të arrijë 18-20mm përpara ovulimit.

Çdo folikul ka një ovocit. Ovulimi është ai moment i ciklit menstrual gjatë të cilit folikuli I pjekur çahet- për shkak të ndikimit të hormonit LH- dhe lëshon qelizë vezë. Qeliza vezë lëshohet nëpërmjet gypave të Falopit dhe është gati për të qenë i fekonduar ngjizur. Maja e ovulimit mund të gjendet me teste të dedikuara.

Ovulimi është një fazë shumë e shkurtër: zakonisht përfundon Brenda 48 orësh, prandaj në ditën e 16-të jemi në fazën luteale. Mbas ovulimit, folikuli që ka ngelur në vezore, transoformohen në trup luteal, nga vjen dhe emri I ksaj faze. Nëse vezëza ngjizet, nëpërmjet gypave vendoset në mitër, rreth 6-12 ditë mbas ovulimit.

Në të kundërtm, trupi luteal shpërbëhet dhe pak nga pak zhduket ndërkohë që niveli I progesteronit ulet. Ulja e nivelit të progesteronit, siç e thashë dhe më lartë, sjelle shpërbërjen e mukozës së mitrës dhe si rrjedhojë menstruacioneve.

Në këtë pikë, cikli menstrual mund të fillojë.

Ardhja e menstruacionit të parë që quhet menarka, tregon që trupi është rritur, që ai është gati për ardhjen e një fetusi: cikli menstrual tregon pjekurinë seksuale.

Gjithë kjo ndodh në një kohë transformimi për gjithë trupin: rritet gjoksi, dalin qimet pubike, vithet marrin formë më të rrumbullakët, vezoren nisin të prodhojnë progesterone dhe estrogen dhe fillojnë menstruacionet e para.

Është pikërisht cikli menstrual që siguron që mekanizmi i sistemit tonë riprodhues të jetë funksional. Është pikërisht kjo që na bën gra./Tabu.al