Më thuaj çfarë muaji ke lindur, të të them si je në shtrat!

116

Marrëdhëniet intime duket se po bëhen gjithnjë e më shumë të lehta, pasi vetë njerëzit janë zhveshur nga komplekset. Dhe me një person që të tërheq fizikisht apo seksualisht me të cilin nuk ke një lidhje dashurie mund të krijosh një lidhje duke thyer kështu shumë norma ekzistuese deri disa dekada më parë. Nëse jeni një tip që nuk do i thoshit jo një natë “one nightstand” të paktën sigurohuni me çfarë personi po shkoni në shtrat që të dini çfarë ju pret!
Janar: Njerëzit e lindur në janar janë konservatorë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet intime. Nuk e kanë të lehtë të shkojnë në shtrat me një person, pa u bindur se ai është i duhuri apo nuk do të ikë fshehurazi nga dhoma kur të zbardhë dita e nesërme.
Shkurt: Njerëzit e lindur në shkurt janë aventurierë. Ata janë pasionantë dhe priren të lidhen shpirtërisht me personin në krahë e kjo gjë i çon këta njerëz shumë shpejt në shtrat.
Mars: Po të ishte e mundur për njerëzit e lindur në muajin mars, do e kalonin gjysmën e ditës në shtrat. Seksi për ta është shumë intensive, sepse ata i japin partnerit gjithçka që kanë.
Prill: Ky është muaji i njerëzve të pavarur. Seksi me një person të lindur në këtë muaj është i nxehtë, intensiv dhe shumë pasionant, sepse ata janë të sunduar nga Marsi. Kini kujdes me dozat e romantizmit sepse kjo gjë do ta trembë partnerin.
Maj: Njerëzit e lindur në maj bëjnë dashuri dhe jo seks, do të thotë që nëse nuk e duan personin në krahë, nuk ka shans që ai çift partnerësh të përfundojë në shtrat.
Qershor: Njerëzit e lindur në qershor duan të provojnë çdo pozicion sepse duan të dinë gjithçka për gjithçka. Pëlqejnë të eksperimentojnë dhe të provojnë gjëra të reja. Me ta do të ndiheni si në një kënd lojërash ku duhet të bëni akrobaci dhe lojëra për të zbavitur partnerin.
Korrik: Për të bërë për vete një person të lindur në muajin korrik, duhet ta bëni të ndihet i sigurt pranë jush. Në momentin që ju jeni lidhur shpirtërisht me të, e sigurt që ai/ajo do të bëjë gjithçka për t’ju kënaqur.
Gusht: Njerëzit e lindur në gusht mund të jenë tepër egoistë ose tepër bujarë. Një luan ose do t’ju jepet pa kushte ose do të flejë një natë me ju dhe do të largohet në mëngjes si hajdut. Ata urrejnë t’i thuash se çfarë duhet të bëjnë në shtrat, pasi preken në sedër shumë lehtë.
Shtator: Virgjëreshat dhe peshoret janë shenjë shumë pasionante, por gjithmonë kanë nën kontroll emocionet e tyre. Seksi nuk është gjëja e parë që ata mendojnë, por sapo të jeni në shtrat me ta e sigurt që do të arrini kënaqësinë më të madhe.
Tetor: Janë romantikë, pasionantë dhe më shumë sesa një akt, seksi për njerëzit e lindur në muajin tetor është një përvojë. Mund ta vështirësojnë pak situatën, por në fund arrijnë ta kuptojnë çfarë e kënaq partnerin dhe bëjnë ç’është e mundur që seksi me ta të jetë i paharrueshëm.
Nëntor: Seksi me këta njerëz është i çmendur! Kënaqësia e tyre më e madhe është kur zotërojnë partnerin e tyre dhe ky i fundit plotëson çdo kërkesë që mund të kenë.
Dhjetor: Njerëzit e lindur në dhjetor janë shumë krijues në shtrat. Ata duan të krijojnë histori dhe role-lojë me partnerët. Shpesh është e vështirë të lidhesh me ta në një mënyrë më të thellë, por ata e kthejnë seksin në argëtim çdo herë./K.C/dritare.net