Shtëpisë së “Big Brother” iu bashkua konkurrenti më i ri, Valon Shehu, këngëtari dhe kitaristi.
Sipas tij në atë shtëpi mungon vendosshmëria dhe burrëria. Ai deklaroi se nuk është as i dashuruar dhe as i lidhur.
Gjithashtu fizikisht ai shprehu një pëlqim për Beniadën.
Ai i kërkoi “Vëllait të Madh” dy gjëra: të kishte brenda një kitare sepse mungon një instrument që banorët të zhvillojnë një koncert të vogël dhe një thes boksi që të largojë emocionet negative.