Mbrëmjen e djeshme, Valon Shehu është futur në shtëpinë e Big Brother Vip.
Ajo që e ka pritur me më shumë emocion, ka qenë Fifi. Madje ajo ka vrapuar drejt tij.
Mirëpo, gjatë vrapimit është rrëzuar dy herë. Më pas ka shkuar dhe e ka përqafuar këngëtarin.
Kjo ndodhi pas një momenti jo të mirë të Fifit gjatë spektaklit, e cila humbi ndjenjat gjatë një debati të ashpër me opinionisten e programit, Balina Bodinakun.