Tragjedia në Bullgari, Parlamenti shqiptar mban një minutë heshtje në nderim të viktimave

94

Kuvendi i Shqipërisë e ka nisur seancën e sotme me një minutë heshtje për tragjedinë shqiptare në Bullgari.

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka kërkuar nga deputetët nderimin me një minutë heshtje të 46 viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.

Dy ditë më parë një autobus i Maqedonisë së Veriut u aksidentua dhe më pas u dogj në Bullgari teksa kthehej nga Stambolli. 46 persona gjetën vdekjen.