Njihuni Me Dy Lagjet Ku Banojnë Personat “VIP” Të Tiranës, Do Habiteni Nga Luksi

409

Njihuni Me Dy Lagjet Ku Banojnë Personat “VIP” Të Tiranës, Do Habiteni Nga Luksi

Ndodhemi afro katër kilometra larg qendrës së kryeqytetit, jo shumë larg Parkut të Liqenit dhe Kopshtit Botanik. Me siguri që e kuptuat se bëhet fjalë për Kodrën e Diellit, një nga zonat më të preferuara të personazheve të njohur shqiptarë, të të gjitha fushave.

Nuk do të ishte çudi të ndesheni aty rrotull me presidentin që bën pazar, i veshur me xhaketë xhins. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë dy nga emrat e politikës që jetojnë në këtë zonë.Po kështu edhe Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa banojnë në një nga apartamentet luksoze. Klajda Gjosha mbyll listën e politikanëve.

Shtojmë se gazetari Çim Peka i është referuar disa herë Veliajt si “komshi”, duke qenë se shtëpia e tij ndodhet pranë asaj të kryebashkiakut.Komshinj të tyre janë edhe gazetarët dhe analistët Mero Baze dhe Andi Bushati. Në po të njëjtën lagje jetojnë edhe Enkel Demi dhe Mesila Doda.Mundësitë janë të larta që te Kodra e Diellit të shihni çiftet Marina Vjollca-Getoar Selimi, Marsela Çibukaj-Vitmar Basha, Orinda Huta-Turjan Hyska, Julka Gramo-Andi Gramo, Gaz Paja-Ira. Luanën gjithashtu e gjeni aty.

Pak kohë më parë, Olti Curri, pasi u sigurua që të ishte pastruar mirë, na “mirëpriti” në shtëpinë e tij te Kodra e Diellit. Në po të njëjtën lagje me Oltin, jetonin edhe mikeshat e ngushta Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani, por kjo e fundit u largua pas divorcit. Xhemi jeton në po të njëjtën banesë.Emra të tjerë komshinj me VIP-at e mësipërm janë: Ermira Causholli, Vikena Kamenica, DJ Olti e balerina Lori Bala.

Largohemi nga Kodra e Diellit dhe nisemi drejt lagjes së dytë VIP, në periferi të Tiranës. Bëhet fjalë për Rolling Hills, një zonat më ekskluzive të kryeqytetit. Kompleksi me vila luksoze është një ndër zonat e preferura për disa nga njerëzit më të pasur shqiptarë, si për shembull sipërmarrësi Samir Mane.

Emra të njohur të medias, autori i “Opinion”, Blendi Fevziu, gazetari dhe kryeredaktori i ABC News, Armand Shkullaku dhe autori i “Zonë e lirë” Arjan Çani banojnë gjithashtu në vilat e Rolling Hills.Si një nga zonat më ekskluzive të Tiranës, Rolling Hills u zgjodh edhe nga ish-kryeministri Fatos Nano. Pak kohë më parë, Ami dhe Ermali u bënë pronarë të një prej vilave luksoze të kompleksit.