“Kjo është katastrofë”, Manjani sfidon ambasadoren Kim dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm

190

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një deklaratë të fortë në lidhje me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Manjani shkruan se Gjykata Kushtetuese ka 9 anëtarë, jo 6.

Postimi i Manjanit:

“E përsëris, Gjykata Kushtetuese ka 9 anëtarë, jo 6

Pra nuk duhet edhe 1, siç thotë zonja Kim, po edhe 4 anëtarë të tjerë. Madje duke llogaritur që mandati i zonjës Vitore Tushaj ka mbaruar, duhet të zgjidhen edhe 5 anëtarë të rinj në këtë gjykatë.

Gjykata Kushtetuese me 6 anëtarë është edhe më e rrezikshme se situata e sotme pa gjykatë. Është më e rrezikshme se qeveria mund të shtojë dozën e arbitraritetit duke u mbrotjur me arsyetimin se “tani keni gjykatë ndaj shkoni të ankoheni”. Ti ankohesh, por qeveria bllokon vendimmarrjen.

Kjo është katastrofë! Ndaj duhen 9 anëtarë se sbën! Ndryshe skemi gjë në terezi. Gjykata çyryk nuk i bën punë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ambasadorëve, ndoshta. Por neve jo!”, shkruan Manjani./shkoder.info