Spanjë/ Po trafikonte marijuanë, arrestohet 27-vjeçari. Si i riu shqiptar inskenoi aksidentin për vjedhjen e drogës

115

Garda Civile në bashkëpunim me Policinë Vendore Spanje ka arrestuar dy persona të përfshirë në një aksident  të ndodhur në qytetin e La Zubia, i pari për tentativë grabitje dhe i dyti për krim kundër shëndetit publik për trafik droge.

Të arrestuarit janë një shtetas shqiptar 27-vjeçar, pa precedentë policie, i arrestuar për veprën penale kundër shëndetit publik dhe një djalë 24-vjeçar spanjoll, me precedentë të mëparshëm të policisë. Në këtë aksion, Garda Civile ka sekuestruar 11.5 kilogramë marijuanë që shqiptari i ndaluar ka rrëfyer se sapo e kishte blerë në Las Gabias dhe se po e transportonte në Alicante.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të datës 24 nëntor në afërsi të një qendre të njohur tregtare në La Zubia. Një patrullë e Gardës Civile në këtë qytet është lajmëruar për të shkuar në atë vend pasi kishte ndodhur një aksident trafiku me disa automjete të përfshira. Agjentët verifikuan se kishte ndodhur një përplasje mes një makine pasagjerësh dhe një furgon. Ky i fundit është përmbysur në rrugë dhe shumë shpejt kanë kuptuar se ka qenë tentativë për vjedhje marijuanë.

Garda Civile zbuloi gjithashtu se i riu spanjoll po kontrollohej nga Gjykata e Instruksionit numër pesë e Granadës, e cila urdhëroi kontrollin, arrestimin dhe paraqitjen e tij në gjykatën në fjalë.