Aksidentohet ambulanca në Tiranë, vdes pacientja 42-vjeçare, infermieri në gjendje kritike

49

Një ngjarje e rëndë është shënuar pranë Rinasit, ku ambulanca e spitalit të Krujës është aksidentuar me një tjetër mjet e për pasojë ka humbur jetën pacientja 42 vjeçare e ndodhet në gjendje kritike infermieri.

Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.