Panik në avion/ Pasagjeri i dyshuar me Covid ndërron jetë gjatë fluturimit

200

Një pasagjer ka ndërruar jetë në avionin e kompanisë ajrore United Airlines në SHBA, edhe pse iu dha ndihma e parë.

Agjencia për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka filluar të intervistojë personat që kishin udhëtuar me të, shkruan Ëashington Post.

I ndjeri kishte plotësuar një formular para se të futej në aeroplan, duke pretenduar se ndihet mirë, por kompania beson se ai ishte i sëmurë.

Aeroplani që po fluturonte nga Orlando në drejtim të Los Angeles ka bërë ulje emergjente në Neë Orleans, për shkak se pasagjeri kishte nevojë për asistencë shtesë mjekësore.

Ai menjëherë u dërgua në spital ku edhe është shpallur i vdekur.

I ndjeri në formular para se të futej në aeroplan kishte shkruar se është pozitiv me COVID-19, duke theksuar se nuk ka pasur ndonjë simptomë të ndonjë sëmundje, megjithatë United Airlines pretendon se tani “është e qartë se pasagjeri e kishte plotësuar gabim formularin”.

Kompania ajrore madje ka pyetur CDC-në nëse i ndjeri ishte i infektuar me COVID-19, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Disa përdorues të rrjeteve sociale që ishin me të në aeroplan, kanë shkruar se gruaja e të ndjerit kishte pasur simptoma të COVID-19, përfshirë humbjen e shijes dhe aromës, megjithatë United Airlines këmbëngulë se pavarësisht pretendimeve nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht se burri që ka humbur jetën ishte i infektuar me COVID-19.

“Në kohën kur po udhëtonim, kemi marrë informacionin se pasagjeri kishte pësuar infarkt, ndërsa pasagjerët tjerë që ishin në avion janë detyruar të vazhdojë udhëtimin me një avion tjetër. Tani kur CDC-ja na ka kontaktuar, po ndajmë të gjitha informacionet me agjencinë, me qëllim që vijnë deri të pasagjerët që mund të kenë qenë në rrezik nga infeksioni”, ka shtuar zëdhënësi i kompanisë ajrore.

Siç raporton Ëashington Post, ekuipazhi i aeroplanit është futur në karantinë 14 ditore, kurse nga aeroporti i qytetit të Neë Orleans nuk dëshirojnë të konfirmojnë apo demantojnë për gjendjen shëndetësore të burrit të vdekur, madje nuk kanë ndarë ndonjë informacion nëse ishte i infektuar me COVID-19.