E pë*d*un*jnë në grup 4 burra, i thyejnë shtyllën kurrizore dhe tentojnë ta mb*sin/ Vajza ves* në spital

238

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, pasi katër burra janë akuzuar për përdhunim në grup dhe vrasje të një vajze 19-vjeçare Dalit, në Indi.

Pas publikimit në media të ngjarjes tragjike, në Indi kanë nisur protesta në të gjithë vendin.

Në shtator në Hathras, një fshat i vogël në Uttar Pradesh, gruaja 19-vjeçare ishte duke punuar në fushë kur u godit nga katër burra të moshuar.

Ata e tërhoqën atë në një tjetër fushë, e sulmuan atë dhe më pas u përpoqën ta mbysnin me shall.

Dosja hetimore konfirmoi se vajza ishte përdhunuar në grup dhe katër burra janë akuzuar për vrasjen e saj.

Vajza ishte një Dalit, çka do të thotë kasta më e ulët e Indisë, e njohur më parë si “e paprekshme”, ndërsa katër sulmuesit e saj të dyshuar ishin nga një kastë më e lartë. Dhuna seksuale ndaj grave Dalit përdoret rregullisht si një mjet shtypjeje dhe rreth 10 gra Dalit përdhunohen çdo ditë në Indi.

19-vjeçarja e gjakosur në fushë u zbulua nga familja e saj. Në ato momente ajo ishte pak e vetëdijshme dhe kishte shtyllën kurrizore të thyer. Vajza u dërgua në një spital lokal dhe më pas u transferua në një spital qeveritar në Delhi, ku vdiq nga plagët e marra dy javë pas sulmit./ Panorama/