Horoskopi i muajit dhjetor: DASHI dhe DEMI

88

Nga PAOLO FOX

DASHI: Ky është muaji i reflektimit profesional. Nëse prej kohësh keni tension mes ortakësh dhe bashkëpunuesish, do të arrini një pikë pa kthim. Tregtarët dhe sipërmarrësit mund të mendojnë të blejnë, të shesin ose të transferohen, në varësi të situatës. Viti 2021 do të jetë i mbushur me shpresa për ju. Në fund të muajit do të prisni lajme të mira. Para Krishtlindjes do t’ju paraqitet një projekt afatgjatë. Ata që kërkojnë prej kohësh drejtësi për një çështje ligjore, do të kenë mundësinë të sqarohen. Në raste ekstreme, mund të kërkohet edhe ndihma e një juristi për të zgjidhur një problematikë që zvarritet prej muajsh. Gjatë vitit 2021, situatat aspak interesante nuk do të ekzistojnë më. Mos iu kundërvini të gjithëve, pasi do të afrojë një periudhë më e mirë që do t’ju mundësojë të bëni më shumë.

Në aspektin sentimental, është periudhë refleksioni. Gjithsesi, nuk do të mungojnë problemet mes çifteve që janë në krizë prej muajsh. Edhe ata që janë të martuar prej pak kohësh duhet të sqarojnë çështja të lëna pezull. Duhet të bëni një veprim konkret për t’i treguar partnerit se sa e çmoni. Nëse ky gjest nuk vlerësohet, mund të lindin zhgënjime të mëdha dhe largësia do të thellohet. Nëse doni të takoni dikë për të sqaruar ndonjë keqkuptim, mos harroni që fundi i muajit ju bën shumë më pak tolerantë. Kujdes me historitë e shkuara që nuk janë sqaruar asnjëherë plotësisht, pasi mund të jenë shkaktare trazirash dhe polemikash. Duhet të mendoheni mirë në lidhje me disa zgjedhje familjare. Mund të keni edhe diskutime që lidhen me pronën, ndaj është më mirë t’i shmangni përballjet në fund të vitit. Në fund të vitit duhet të bëni kujdes në planin psikofizik, sepse mund të përjetoni momente sikleti dhe nervozizmi. Mund të keni një moment tensioni të fortë rreth datës 12. Mund të përballoni me sukses problemet me reumatizmin. Do të nervozoheni për shkak të shpenzimeve të tepërta, të paparashikuara, që mund të shkaktojnë debate familjare.

DEMI: Projektet tuaja profesionale kanë një bazë të mirë. Planetët e mëdhenj të vitit 2021 janë në favorin tuaj, por duhet të kapërceni nevojat e përditshme. Për sa i takon aspektit ekonomik, e dini që duhet të merreni me shumë riparime, prishje, në shtëpi ose zyrë. Rreth Krishtlindjes mund të merrni një lajm të bukur. Nuk do të keni fitime të mëdha gjatë këtij muaji, por do të ndieni shumë kënaqësi. Duhet thjesht të bëni kujdes me investimet. Gjithashtu, s’duhet të ekspozoheni tepër. Mund t’ju rëndohen borxhe të prapambetura.

Vetëm në gjysmën e dytë të muajit të fundit të vitit mund ta merrni veten nga ana sentimentale. Nëse keni pasur diskutime, ose një marrëdhënie ka qenë e tensionuar, duhet të tregoheni të kujdesshëm deri më datë 15. Në datat 4, 6, 11 dhe 13 duhet të tregoheni të matur në lidhjet që kanë pasur probleme në të shkuarën. Në fund të muajit paraqitet një horoskop i shkëlqyer për ju, pasi do ta keni më të lehtë të bisedoni për të rigjetur qetësinë në dashuri. Krishtlindja dhe Viti i Ri janë festa veçanërisht të favorshme për ju, për shkak të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Mund të keni probleme fizike rreth datës 11. Duhet t’i kushtoni rëndësi ushqyerjes. Mund të filloni terapi për të qenë më mirë, sidomos pas datës 21. Ata që duan të nisin një kurë, mund të fillojnë javën e fundit të dhjetorit për rezultate më të mira.