Horoskopi tre-ditor ‘3-4-5 Dhjetor’ nga Meri Shehu: “2 shenja do jetojnë një ditë të mrekullueshme!”

171

Horoskopi tre-ditor ‘3-4-5 Dhjetor’ nga Meri Shehu: “2 shenja do jetojnë një ditë të mrekullueshme!”

Dashi – Sot do t’i pranoni të gjitha situatat ashtu siç janë. Sado që do t’ju shtyjnë drejt situatave të pakëndshme, ju do të dini si t’i menaxhoni gjithçka do të ndodhë përreth jush.

Demi– Situatat sentimentale mund të ngarkohen disi sot. Do të jeni të detyruar të hapni rrugë. Bëni ushtrime dhe shëtitje për të humbur vëmendjen.

Binjakët– Binjakët janë ata që shfaqin më shumë romancë tek partneri. Edhe sot do të jetë një ditë rrezatuese. Shijoni gjithçka që do t’ju vijë.

Gaforrja –Sot do të jeni kreativë dhe me shumë energji. Mjafton vetëm të jeni të gatshëm të ndërmerrni iniciativa në marrëdhënie me të tjerët.

Luani– Sot, do të përpiqeni që të jeni të gatshëm për të bashkëpunuar në ambientin e punës. Falë aftësive tuaja komunikuese gjithçka do të arrihet me sukses.

Virgjëresha– Sa më shumë të toleroni aq më keq do jetë për ju. Të mirat materiale që keni arritur së fundmi, dëshironi t’i dyfishoni, ndaj edhe do të punoni dyfish sot.

Peshorja –Mos u tregoni shumë të ashpër sot. Në mbrëmje do të shihni veten në pasqyrë dhe do të kuptoni si dukeni. Mos humbisni miq me vlerë.

Akrepi–Lëreni dashurinë dhe ndjenjat tuaja të shkëlqejnë sot. Gjithçka që do t’ju komunikohet do t’ju duket pak e vështirë për ta bërë.

Shigjetari–Sot nuk është një ditë e mirë për të marrë përsipër rolin e drejtuesit. Do t’ju kundërshtojnë dhe nuk do të jeni të fuqishëm për të mbrojtur idetë tuaja.

Bricjapi–Nëse do t’ju ofrohen mundësi të mira për ndonjë aventurë, mund edhe të pranoni duke mos u treguar të turpshëm. Partneri do të jetë përkrah jush dhe do shijojë gjithçka.

Ujori–Sot situatat e rënduara emocionalisht do t’ju rrethojnë. Mos i hidhni zjarr çështjeve sepse mund të digjeni edhe vetë. Lërini njerëzit të vendosin vetë. Bën kujdes me shëndetin.

Peshqit –Mos i pranoni detyrat që mund t’ju jepen nëse keni dyshime se nuk jeni mjaftueshëm të fuqishëm për t’i përballuar.