“Suksesi dhe dashuria janë dy hapa larg!”, Meri Shehu zbulon shenjën FATLUME për fillimin e muajit

394

Dashi- Parashikimet për të gjitha shenjat sot do të kushtëzohen nga Hëna e plotë te Virgjëresha. Për ju parashikohet sukses profesional dhe në dashuri. Përdorni dijet tuaja për të marrë përfitime. Bashkëpunim i mirë mes jush dhe partnerit.

Demi- Një ditë jo fort e mirë do të jetë sot, Afërdita do t’ju ndikojë negativisht. Besoni më shumë, madje mund të planifikoni të shkoni në ndonjë vend fetar për të gjetur paqen e mendjes. Njerëzit që ju rrethojnë mund t’ju kërkojnë ndihmë për sa u përket financave ose mbështetjes morale.

Binjakët- Sot do të jeni tërësisht të ndikuar nga efekti negativ i Hënës. Mund të ndiheni të mërzitur dhe mirë do të jetë të kontrolloni temperamentin. Objektivat tuaja janë testuar disa herë dhe duhet të fokusoheni drejt më të rëndësishmeve. Mos investoni në gjëra të pavlera.

Gaforrja- Suksesi dhe dashuria janë dy hapa larg. Mjafton vetëm të keni “sy” për t’i parë. Në çështjet profesionale sot Hëna nuk ju favorizon. Mund të bëni plane të reja sa i përket biznesit. Financat mbeten të qëndrueshme.

Luani- Fiziku do të ndjejë dobësi të cilat ndoshta do të dalin jashtë në momentin më të papritur. Mbani nën kontroll kundërshtarët dhe armiqtë e fshehur. Vendimet për çështje ligjore mund të jenë në favorin tuaj. Do t’ju dalin para përgjegjësi të reja.

Virgjëresha- Puna po shkon mirë, po ashtu edhe studimet apo profesioni. Mos e ndaloni veten. Gjithashtu jepini kohë mendjes dhe trupit të çlodhet