Sipas astrologes Meri Shehu, këto janë tre shenjat me fat për muajin dhetor

322

Sipas astrologes Meri Shehu, këto janë tre shenjat me fat për muajin dhetor

3.Peshqit
Do të bëjnë balancë të mirë këtë muaj sepse parapërgatiten të futen në vitin e tyre, por kanë një peng që nuk e kanë zgjidhur dhe mund të ketë të bëjë me punën, shëndetin ose me ndihmesën që nuk e kanë realizuar. Ky është momenti i tyre delikat, t’i mbajnë presionet mirë që të mos ketë shpërthime dhe të mërziten për gjëra që më vonë do të kenë zgjidhet.

2. Shigjetari
Marsi futet në shenjën e tyre. Flirtojnë, udhëtojnë, dalin, eksplorojnë, marrin atë që duan ose të paktën ndjehen vetvetja. Në pjesën e ndjenjave, janë pak të bllokuar dhe të mbledhur, por kanë një besim shumë të madh se kjo gjë do të rregullohet. Kujdes me punën, me shëndetin dhe kontakteve që janë të dyshimta.

1.Bricjapi
Shumë plane do të mpleksen në këtë shenjë, shumë Bricjapë do të lidhen. Rikthimet nga e kaluara t’i kenë kujdes pas datës 19 e tutje. Avantazhi ekonomik do të triumfojë në vitin 2022. Shpresoj të mos bëhen më besimtarë se Papa sepse këto kur marrin një hov, bëhen sikur e dinë dhe më mirë se ata që janë më profesionistë. Pikërisht ky është moment që ato do të fillojnë me aleanca të mira.