Një javë para Kuvendit, Berisha fton të gjithë delegatët të bashkohen në ditëlindjen e PD-së

75

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë delegatëve që të bashkohen më 11 Dhjetor, në ditëlindjen e Partisë Demokratike.

Ai ka falenderuar gjithashtu delegatët e degëve në Fier, Patos Mallakastër dhe Roskovc për mbrojtjen e procesit të mbledhjes së firmave për Kuvendin që pritet të mbahet më 11 Dhjetor. Në foltoret e tij, ish-lideri historik ka ftuar të gjithë demokratët të marrin pjesë në Kuvend edhe ata, të cilët nuk kanë firmosur.

Falenderoj nga zemra delegatet firmetare te Degeve Fier, Patos, Mallakaster dhe Roskovec per guximin dhe dinjitetin ne administrimin dhe mbrojtjen e procesit te mbledhjes se firmave per Kuvendin e dt 11 Dhjetor, sikunder u bej thirrje te gjithe delegateve te bashkohen me ne, në Ditelindjen e Partise Demokratike! Te bashkuar drejt Fitores!”, shkruan Sali Berisha.