Sulm terrorist në Mali, i vihet flaka një autobusi,

72

Tridhjetë e një persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi terrorist në Mali. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet maliane. Viktimat po udhëtonin në një autobus.

Persona të paindetifikuar kanë vrarë shoferin dhe më pas i kanë vënë flakën autobusit që ai po drejtonte me të gjithë personat brenda.

Shumica e viktimave ishin femra të cilat po shkonin në punë. Kryetari i Bashkisë së qytetit Bankass tha se persona të armatosur goditën njerëzit dhe shkatërruan autobusin.

Ngjarja ndodhi në rajonin Mopti, që është qendra e luftëtarëve që janë të lidhur me Al-Qaeda dhe Shtetin Islamik.

Numri i sulmeve terroriste po rritet me shpejtësi të lartë në shtetin e Malit. Disa ditë më parë grupet terroriste sulmuan, autokolonën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku vranë një punonjës civil dhe plagosën një tjetër. Shteti i Malit ka ndryshuar qeverinë dy herë brenda 16 muajve, për shkak se dy grushte ushtarake kanë ndodhur në vend.

Këto ngjarje kanë ndikuar në rritjen e akteve terroriste. Franca po udhëheq operacionet ushtarake në vend dhe ka çuar 5,100 trupa për të ndihmuar autoritetet vendore.

Qeveria e Malit pritet ti kërkojë ndihmë grupit rusë të mercenarëve Wagner për të luftuar grupet terroriste.