Lulzim Berisha është rikthyer përsëri në burg. Avokati i tij Detar Hysi ka konfirmuar informacionin. Ai është shprehur se lidhur me këtë vendim të gjykatës do të ndërmarrë hapa ligjorë.
Lulzim Berisha u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit më 6 dhjetor 2016. Vendimi erdhi pasi Gjykata kishte rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë, për ta dënuar Lulzim Berishën me burgim të përjetshëm.
Me vendim të Gjykatës së Apelit ai ishte dënuar me 25 vjet burg dhe i kishin mbetur edhe 5 vjet për të shlyer. Berisha akuzohet si një nga drejtuesit e “Bandës së Durrësit”.