Kreu ende në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po ndjek hap pas hapi çdo lëvizje që po bën lideri historik i partisë, Sali Berisha.
Ndërkohë që ndodheshin të dy në aktivitete të ndryshme, në ditën e rinisë, Basha nga kurioziteti, që nuk e lë të qetë, e ka ndjekur live në ‘Facebook’, fjalimin e Sali Berishës.
Ai është kapur në seksionin e komenteve teksa shfaqet live, për ta ndjekur Berishën gjatë fjalimit që po mbante përpara shtatores së Azem Hajdarit.
Për shkak të luftës që ka plasur në PD, Basha dhe Berisha zhvilluan dy aktivitete të ndryshme. Basha u “strehua” në ArtTurbina, ndërsa Sali Berisha zhvilloi homazhe në shtatoren e Azem Hajdarit, ku ishte e pranishme edhe Fatmira Hajdari dhe djali Azem Hajdari (junior).