Bashën nuk e lë kurioziteti, harron mitingun e vet dhe ndjek Berishën live (Foto)

76

Kreu ende në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po ndjek hap pas hapi çdo lëvizje që po bën lideri historik i partisë, Sali Berisha.

Ndërkohë që ndodheshin të dy në aktivitete të ndryshme, në ditën e rinisë, Basha nga kurioziteti, që nuk e lë të qetë, e ka ndjekur live në ‘Facebook’, fjalimin e Sali Berishës.
Ai është kapur në seksionin e komenteve teksa shfaqet live, për ta ndjekur Berishën gjatë fjalimit që po mbante përpara shtatores së Azem Hajdarit.

Bashën nuk e lë kurioziteti, harron mitingun e vet dhe ndjek

Për shkak të luftës që ka plasur në PD, Basha dhe Berisha zhvilluan dy aktivitete të ndryshme. Basha u “strehua” në ArtTurbina, ndërsa Sali Berisha zhvilloi homazhe në shtatoren e Azem Hajdarit, ku ishte e pranishme edhe Fatmira Hajdari dhe djali Azem Hajdari (junior).